Telenews

Debati për raportin e progresit shtyhet për seancën e ardhshme

 

 

Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë punimet e seancës së sotme plenare, pas dështimit të miratimit edhe të tri marrëveshjeve ndërkombëtare.

Legjislativi nuk pati kuorum për t’i miratuar të njëjtat, megjithëse gjatë ditës së sotme pozitë dhe një pjesë e opozitës u bënë bashkë për t’i kaluar disa nga marrëveshjet ndërkombëtare.

Kësisoj, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, mbylli punimet e seancës së sotme, rrjedhimisht shtyu edhe debatin për raportin e progresit për Kosovën.

Konjufca tha se ky debat do të mbahet si pikë e parë e rendit të ditës në seancën e radhës./Telenews/

Të ngajshme

Prenkaj: Presidentja po kërkon njohjen nga Vatikani (VIDEO)

Donat Hashani

WSJ: SHBA kap ngarkesën kineze të destinuar për Iranin

Donat Hashani

Nisin hetimet për rrëzimin e avionit me dy shtetas të Kosovës, në liqenin e Mavrovës

Donat Hashani