Telenews

Bislimi me tre ministra të Kurtit nisen në Bruksel

 

 

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt Brukselit, ka njoftuar ZKM-ja, të enjten.

Me ftesë nga Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të BE-së, Gert Jan Koopman, ai do të udhëheqë delegacionin nga Kosova në një takim të përbashkët ku do të diskutohet mbi Planin për Rritje (Growth Plan).

“Republika e Kosovës do të prezantojë e diskutojë me BE-në mbi fushat dhe projektet prioritare në agjendën tonë të reformave”, thuhet në njoftim.
Delegacioni i Kosovës përbëhet dhe nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu./Telenews/

Të ngajshme

Aksident i rëndë në Zvicër: 18-vjeçari kosovar po bënte gara me shokë, një person humb jetën

Valjeta Turkaj

Përfaqësuesi i Trafikut Urban paralajmëron veprime radikale: Nëse zvarritet do ta bllokojmë qytetin me autobusë

Valjeta Turkaj

Bëhen të ditura datat: Ja kur do të merret vendimi final për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Erzana Fazliu