Telenews

Reparti i Gjinekologjisë jashtë funksionit, gruaja lind në sallën e Emergjencës të QKMF-së

 

 

Një intervenim i natyrës urgjente u bë të mërkurën në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, konkretisht në sallën e Emergjencës.

Stafi i këtij reparti u angazhuan në procesin e lindjes së një gruaje që u soll aty nga një klinikë private. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të QKMF-së në Skenderaj, Bashkim Nura ka treguar detajet se si iu desh ekipit të intervenojë në këtë rast.

“Dje rreth orës 09:40 minuta është sjell një paciente që kishte kryer kontrollet në një klinikë private por që i njëjti ka drejtuar gruan që të shkojë në QKUK-ë për lindje. Derisa kanë ardh këtu për të kërkuar një autoambulancë, ekipi emergjent e kanë parë gjendjen e saj dhe është dashur të intervenojnë“.

“Një kat më lart se salla e emergjencës, ky  institucion ka repartin e lindjes, pothuajse të kompletuar, por i njëjti, është jashtë funksionit shkaku i një telashi me të cilin përballen edhe shumë institucione të tjera shëndetësore në komuna: mungesa e stafit. Ministria e Shëndetësisë na ka thënë se nëse shpreh dikush nga mjekët këtu dëshirën për specializim të kësaj fushe mundet, por që s’munden të sjellin gjinekolog”, ka deklaruar Nura.

Derisa reparti është i kompletuar e pajisjet janë të vendosura, banorët e kësaj komune duhet të drejtohen në klinika private ose në QKUK-ë për trajtim.

Lehona që kreu lindjen në repartin e  Emergjencës në QKMF-në e Skenderajit është dërguar më pas në Spitalin Rajonal të Mitrovicës./Telenews/

Të ngajshme

Sot seanca – Çitaku ka një mesazh për Kurtin

Donat Hashani

Sot protesta e radhës kundër shtrenjtimit të energjisë

Donat Hashani

Kuvendi sot përsëri në tentim për tu konstituar

Donat Hashani