Telenews

Federata e Tenisit e Kosovës do të veprojë kështu, pas skandalit të Gjokoviçit

Federata e Tenisit e Kosovës e ka dënuar fuqishëm provokimin e radhës nga tenisti serb Novak Gjokoviq.

Kjo pasi në prezantimin e ekipit të Serbisë në kuadër të Kampionatit Botëror të Tenisit, u lëshuan këngë nacionaliste serbe kundër Kosovës.

LEXO EDHE:

Befason Asani, zbulon kombëtaren që do ta donte në grup

“Është për keqardhje që provokime të tilla me këngë e veprime nacionaliste po ndodhin nëpër ngjarje të mëdha sportive e sidomos në Davis Cup që është edhe Kampionati Botëror i Tenisit. ITF – Federata Ndërkombëtare e Tenisit si organizatore e kësaj gare është përgjegjëse dhe bashkëfajtore për këtë provokim të radhës ndaj shtetit të Kosovës”, thuhet në reagim.

Federata e Tenisit paralajmëroi se do të bëjë ankesë në Federatën Ndërkombëtare, Komitetin Olimpik Ndërkombëtar e institucione të tjera relevante.  /Telenews.al/

May be an image of text

VEPRIMI I GJOKOVIQIT:

Eurodeputeti gjerman reagon pasi Gjokoviq u fut me këngë për Kosovën në “Davis Cup”

 

Të ngajshme

Nivokazi në formacionin e javës në Superligën e Zvicrës

Valjeta Turkaj

Ndeshje e jashtëzakonshme, barazohet seria mes KB Pejës dhe KB Trepçës

Rrezarta Ramaj

Arrihet marrëveshja, Rrahmani vazhdon me Napolin me pagë të re dhe kontratë afatgjatë

KushtrimGuraj