Telenews

Klinaku: Nëse ZPS-ja më ka përgjuar edhe mua, bëjnë mirë që ta publikojnë

 

 

Prokuroria e Specializuar në Hagë ka kërkuar që Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, të akuzuar për krime lufte, t’iu ndalohen telefonat dhe vizitat në Dhomat e Paraburgimit.

Madje janë publikuar edhe pjesë nga biseda në Qendrën e Paraburgimit mes Thaçit, Veselit e Selimit

Lidhur me këtë ka reaguar ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku ai ka thënë se bëjnë mirë që të publikojnë edhe bisedën e tij me bashkëluftëtarët e tjerë në Hagë, pasi që ata kanë folur vetëm realitetin.

“Nëse ZPS më ka përgjuar edhe mua kur kam qenë në vizitë të 8 bashkëluftëtarëve në Hagë, mirë bëjnë që ta publikojnë, sepse veç për realitetin kemi folur”, ka shkruar Klinaku.

Ndryshe, Gjykata Speciale ka vendosur që Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit t’u pezullohen vizitat dhe të gjitha komunikimet, pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar ka pretenduar se të akuzuarit kanë shkelur urdhrat e trupit gjykues duke zbuluar informata konfidenciale të dëshmitarëve të mbrojtur ose edhe pjesë të dëshmive të tyre për personat që i vizituan./Telenews/

 

Të ngajshme

Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem

Erzana Fazliu

Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fillim të vitit të ardhshëm

Erzana Fazliu

Getinjo dhe Mozziku sot nisin ditën në këtë vend të shenjët

Erzana Fazliu