Telenews

“Zemrën e kam gjysmë” – vdes veprimtari Tahiraj, e bija me postim prekës

 

 

Është ndarë nga jeta veprimtari nga Deçani, Nexhdet Tahiraj. Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar e bija e tij, ish-kandidatja për deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Erblina Tahiraj.

Siç bën të ditur ajo, varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën 15:00, në varrezat e fshatit Carrabreg i Epërm.

“Tani jam pa një krahë, madje edhe zemrën e kam gjysmë. Shpirti i shpirtit tim, krenaria ime, babi im, do mundohem ta zbardhë ftyrën tërë jetën dhe të jem vajzë e sinqertë dhe e ndershme siç më edukove TI.Ti më le, por unë nuk të harroj ty deri në frymën e fundit. T’i puth me mall ato duar që më përkëdhelen nga fëmijëria.TË DUA SA BOTËN, PUSHO NË PAQE JETA IME!”, u shpreh Erblina.

Për vdekjen e Nexhdetit ka reaguar edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj./Telenews/

 

Të ngajshme

Vdes një grua në Suharekë pas lëndimeve që mori nga një vetaksident dje pasdite

Erzana Fazliu

Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem

Erzana Fazliu

Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fillim të vitit të ardhshëm

Erzana Fazliu