Telenews

“Vrasje e fëmijës së posalindur”, Policia del me raport për rastin në Prizren

 

 

Policia e Kosovës ka dhënë detaje përmes raportit 24 orësh për foshnjën që u gjet e vdekur dje në Prizren. Në raport thuhet se një burrë në parkun e qytetit ka vërejtur një foshnjë të posalidur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore bashkë me ekipin mjekësor.Nga ekipi mjekësor është konstatuar se foshnja është pa shenja jete.

Rasti është cilësuar si “vrasje e fëmijës së posalindur”.

“VRASJE E FËMIJËS SË POSALINDUR- Prizren 25.11.2023-16:10.  Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në parkun e qytetit ka vërejtur një trup të një foshnje të posa lindur. Njësitë policore bashkë me ekipin mjekësorë kanë dal në vendin e ngjarjes. Nga ana e ekipit mjekësorë është konstatuar se foshnja është pa shenja jete. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente.”/Telenews/

Të ngajshme

Dyshimi për mjet shpërthyes, policia e konfirmon të vërtetën

Donat Hashani

Zeka: Nëse s’bëhet Ligji për ta vënë nën kontroll Specialen, ish-krerët e UÇK-së do të dënohen (VIDEO)

Donat Hashani

Mjet i dyshuar në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, policia rrethon vendin e ngjarje

Donat Hashani