Telenews

E fundit: Arrestohet i dyshuari i tretë për grabitjen në Suharekë

 

 

I dyshuari i tretë është arrestuar për rastin e grabitjes së një argjendarie në Suharekë ku i plagosur mbeti një polic, e një tjetër u lëndua.

Prokuroria e rastit Ervehe Gashi e ka konfirmuar se ka ndodhur edhe arrestimi i personit të tretë të dyshuar. “Po është arrestu edhe i treti, nuk e di se kur do të mbahet seanca” – tha prokurorja.

LEXO EDHE KETE

E dhimbshme: Humb jetën i riu nga Malisheva në një aksident në Gjermani

E njëjta shtoi se është në pritje që të marr kallëzimin penal dhe nuk pranoi të jap detaje shtesë.

Rasti në fjalë është duke u hetuar nga Departmenti i Hetimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës.

Siç mësohet nga burimet, arrestimi i të dyshuarit ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme.

Dy persona tjerë ranë në prangat e policisë gjatë ditës së djeshme për këtë rast. Siç tha dje prokurorja e rastit, sot pritet që të mbat edhe seanca ku do të kërkohet caktimi i masës së parabugrimit ndaj të dyshuarve./Telenews/

Të ngajshme

Rritje me 16% e çmimit të energjisë, ish-Ministri Çeku: Dështimi i ‘Kosova C’, e la Kosovën në pozitë të dobët në raport me nevojat energjetike

Donat Hashani

Pikëkalimi i përbashkët me Kosovën, Mickoski: Lehtësim i lëvizjes për qytetarët dhe ekonominë

Donat Hashani

Përurohet pikëkalimi i përbashkët Kosovë-Maqedoni e Veriut në Han të Elezit, Kurti thotë se modeli i kontrollit do të jetë hyrje-hyrje

Donat Hashani