Telenews

Kurti: Ecim me optimizëm drejt së ardhmes kur e dimë se sa të sigurt jemi me ushtrinë tonë

 

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka vizituar kazermën “Adem Jashari” për nder të “Ditës së Forcës”. Kurti tha se Forca e Sigurisë së Kosovës është forcë e bashkimit dhe krenarisë tonë, teksa ka shtuar se FSK është trashëgimtare e UÇK-së.

“Është një ditë e gëzimit, kur në të njëjtën kohë i përkujtojmë të gjithë ata që sakrifikuar por edhe me optimizëm ecim drejt së ardhmes kur e dimë se sa të sigurt jemi ushtrinë tonë.

Qeveria e Republikës së Kosovës në më pak se tri vjet ka bërë më shumë se dyfishim të buxhetit për Ministrinë e Mbrojtjes, ka bërë gati trefishim të investimeve në armatim dhe më shumë se katërfishim të trajnimeve dhe shkollimeve të oficerëve dhe ushtarëve tanë jashtë vendit.

Konkretisht për më pak se 32 muaj, kemi dërguar 3459 ushtarë e oficerë jashtë vendit. Në të njëjtën kohë, e kemi të qartë se FSK është trashëgimtare e UÇK-së dhe nesër e kemi 28 nëntorin, që e shënojmë në kujtime të trinisë – flamurin e kuq me shqiponjën dykrenare të Skënderbeut në Krujë, të Ismail Qemalit në Vlorë e të Adem Jasharit në Prekaz”, tha ai.

Të ngajshme

Vdes një grua në Suharekë pas lëndimeve që mori nga një vetaksident dje pasdite

Erzana Fazliu

Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem

Erzana Fazliu

Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fillim të vitit të ardhshëm

Erzana Fazliu