Telenews

Të shtëna me armë në një lokal në Pejë, një i plagosur

Mëngjesin e së hënës ka pasur të shtëna me armë zjarri në një lokal në rrugën “Alia Izetbegoviq” nё fshatin Vitomericë në Pejë.

Si pasojë një person ka marrë lëndime trupore, i cili është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë.

Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe i është sekuestruar arma.

Njoftimi i policisë:

Më datë 27 nëntor 2023 rreth orës 07:15, Policia është informuar se në rrugën “Alia Izetbegoviq” nё fshatin Vitomericë në një lokal ka të shtëna me armë zjarri.

Policia menjëherë iu ka përgjigjur vendit  te ngjarjes dhe me të arritur në atë lokacion ka takuar dy persona njëri nga ta ishte i lënduar nga arma e zjarrtë, i lënduari menjëherë është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë.

Policia, menjëherë ka arritur ta identifikoi dhe arrestoji të  dyshuarin, është gjetur dhe sekuestruar arma e cila dyshohet që ishte përdorur në rast nga  i dyshuari:

  • K. i lindur me           1989           mashkull/Kosovar.

Pas intervistimit të dyshuarit nga na e hetuesve rajonal në prezencën e avokatit mbrojtës, me urdhër  të prokurorit  shtetit i njëjti ёshtё ndaluar për 48- orё.

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj