Telenews

111-vjetori i pavarësisë së Shqipërisë, Google “vishet” kuqezi

 

 

Në 111-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, Google ka bërë një “surprizë” në këtë ditë të shënuar për shqiptarët.

Google është ka ndryshuar imazhin, duke vendosur flamurin e Shqipërisë.

Në faqen kryesore të motorit të kërkimit është vendosur në gift flamuri kuqezi në një sfond qielli dhe nëse klikon mbi ikonën e flamurit mund të lexosh një shpjegim dhe urim për ditën e Pavarësisë.

Shqipëria feston sot 111-vite nga krijimi i shtetit.

Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur. 28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për mbarë shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës./Telenews/

Të ngajshme

Avni Dehari për emrin e Andin Hotit për President: S’e di, prej juve po e dëgjoj, besoj që ka vullnet për marrëveshje

Valjeta Turkaj

Lushtaku: Kemi qenë me zëmër nëse është dikush nga familja Jashari, për Andinin s’kemi votë, është në LVV

Valjeta Turkaj

Goditet rrjeti i trafikut të kokainës nga Meksika në Zvicër, 4 shqiptarë mes të arrestuarve

Valjeta Turkaj