Telenews

Kurti publikon fotografitë nga Vlora, ka një deklarim të fortë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, paraditen e sotme e ka kaluar në qytetin e Vlorës në Shqipëri, ku u shënua 111 vjetori i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, Kurti ka publikuar pamje nga atje, duke thënë se 28 Nëntorin e kemi festë të katërfishtë

“Katër ditë historike në një datë që na ka përcjellë historikisht. Nga Skënderbeu më 1443 në Krujë, te Ismail Qemali më 1912 në Vlorë, deri te ditëlindja e Adem Jasharit më 1955 në Prekaz e në fund dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me 1997 në Llaushë. 28 Nëntorin e kemi festë të katërfishtë me të cilën lartësojmë fitoren, bashkimin, flamurin, pavarësinë, trimërinë, dhe lirinë”, shkroi ai.

E, sot në orën 18:00 është paralajmëruar se Kurti do të udhëtojë drejt Prekazit, ku pritet të kryejë homazhe në kompleksin memorial ‘Adem Jashari’.

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi –

KushtrimGuraj