Telenews

Vdes një person, ra nga një ndërtesë në lagjen Mati në Prishtinë

 

 

Një person ka vdekur pasi ka rënë nga një ndërtesë në lagjen Mati në Prishtinë. Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se viktima është mashkull.

“Sot rreth 09:30, kemi pranuar informatën se në lagjen Mati në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Viktimë në këtë rast është një person (mashkull), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, tha zëdhënësja e policisë./Telenews/

Të ngajshme

Gara për asamble, kush po prin në Mitrovicë?

Donat Hashani

Donald Tump, “kryezjarrfikësi” që po shuan zjarre, por që s’e vë re prushin në Kosovë

Donat Hashani

Dalin votat e kandidatëve për asamble të Fushë-Kosovës

Donat Hashani