Telenews

Karim shënon gol dhe ja dedikon Loredanës, ky është reagimi i reperes

Pas kritikave të shumta se nuk po shfaq aftësitë e tij në fushë, Karim Adeyemi është rikthyer fuqishëm në ndeshjen e fundit.

Borussia Dortmund kaloi në fazën eliminatore të ‘Ligës së Kampionëve’ me një fitore 3-1 ndaj Milan.

Marco Reus kaloi Dortmundin në avantazh nga pika e bardhë. Edhe pse Samuel Chukwueze barazoi në fund të pjesës së parë, golat e Jamie Bynoe-Gittens dhe Karim Adeyemi u dhanë vizitorëve fitoren e nevojshme për të rezervuar vendin e tyre në 16-shen e fundit.

Adeyemi dyfishoi rezultatin e Borussia Dortmund në minutën e 69-të. Dhe për të festuar ai zgjodhi të bënte shkronjën “L” me gishta, duke ia dedikuar golin pikërisht të dashurës së tij, Loredana.

Të ngajshme

Festivali i filmit në Kanë përcakton kodin e veshjes për të ftuarit, nuk ka më zhveshje

Valjeta Turkaj

Rita Ora paralajmëron këngën e re “Heat” – sjell një atmosferë të zjarrtë verore në klip

Erzana Fazliu

Dua Lipa konfirmon se do të performojë në Sunny Hill Festival 2025

Valjeta Turkaj