Telenews

Copenhageni me rezultat pozitiv në Mynih ndaj Bayernit

Bayern Munichu ka barazuar pa gola me Copenhagen në kuadër të rrethit të pestë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Bavarezët e nisën mirë ndeshjen, duke rrezikuar në minutën e 14-të me anë të Mathys Tel, por goditja e tij shkoi jashtë.

Në minutën e 28-të, mysafirët krijuan një rast të sigurt për gol, kur Lukas Lergaer dhe Roony Bardghji bashkëpunuan, por pa ndonjë efekt.

Një mundësi të artë shënimi e lëshoi edhe Thomas Muller (30’), ndërsa golin ia mohoi portieri kundështar.

Në minutën e 63-të, Bayern Munichu kërkoi penallti, por VAR-i sinjalizoi se loja duhej vazhduar.

Pesë minuta më vonë, Harry knae nuk ia doli të mposhte portierin e Benficës nga afërisa, duke mbetur shifrat 0-0.

Edhe në minutën e 85-të Bayerni kërkoi penallti, por që nga rishikimi në VAR, gjyqtarja Stephanie Frappart bëri me shenjë se nuk kishte asnjë kontakt.

Bayern Munichu tashmë i kualifikuar është lider i Grupit A me 13 pikë, Copenhagen dhe Galatasaray me pesë, ndërsa Manchester United me katër.

Të ngajshme

Qentë e tij sulmuan rëndë një 17-vjeçar, ylli i Real Madridit përballet me gjykatën – prokuroria kërkon gjobë dhe dëmshpërblim –

KushtrimGuraj

Enzo Fernandez shkakton polemika pas incidentit me gjyqtarin në ndeshjen City – PSG –

KushtrimGuraj

Fisnik Asllani zbulon çfarë po e penalizon Hoffenheimin –

KushtrimGuraj