Telenews

Sot mot më i butë, temperaturat në rritje

 

 

E enjta fillon me ngrica në mëngjes, por më butë gjatë ditës. Vransirat do të dominojnë mbi vend ditën e enjtë, megjithëse nuk do të mungojnë edhe intervale me diell. Ditën nuk priten të reshura, derisa orëve të mbrëmjes, më vonë reshje shiu ka gjasa të shtrihen në pjesë perëndimore të vendit.

Orëve të mëngjesit vransira të ulëta ose mjegulla do të mbuloj ultësirat e vendit. Temperaturat minimale pritet të zbresin në -2C e 0C, derisa maksimalet gjatë ditës shkojnë deri në 10C e 12C, njofton Prishtina Weather.

Intervale me diell do të ketë ditën e premtë, por edhe mot më i ngrohtë pritet të mbajë, me maksimale deri në 16C e 17C.

Të shtunën vranësirat shtohen e më vonë priten të reshura shiu, ku me kalimin nga dita e diel, me rënie të temperaturave edhe mund të shndërrohen në reshje bore. Maksimalet edhe zbresin në 3C./Telenews./

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 7 korrik

Erzana Fazliu

Shpërthen zjarr i madh përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë

Valjeta Turkaj

Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

Valjeta Turkaj