Telenews

Deputetët përplasen për rezervat shtetërore

 

 

Përplasje të ashpër ka pasur sot gjatë konstitutimit të Komisionit për Rezerva Shtetërore. Për herën e parë është shfaqur deputeti i VV-së, Halil Thaçi. Ai është përplasur me deputeten e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili.

“Ti Doarsë nuk je me dhanë moral politik këtu. Dihet çka ke bo me vullnetin e qytetarëve. Dëgjimi është virtyt nuk e ke, mos ndërhyj”, tha ai.

“Ti fole, a po ndalesh tash. Nuk mundesh me ndërhy. Rrugës ndryshoi qëndrimi dhe dolën te marrëveshjet ndërkombëtare”, tha Kica-Xhelili.

U përfshi edhe deputetja e tjetër e LDK-së, Valentina Bunjaku.

“Pse po më bon nervoz, këqyre punën tanë. Pse po hyn në personale”, tha deputetja e LDK-së, transmeton Telenews.

Reagoi edhe deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj.

“Nuk qëndron. Lëshoje deklaratën. Nuk është vullnet, por është koncesus që është arritur që të votohen marrëveshjet ndërkombëtare, e VV-ja të vijë në Komision”, tha deputeti Qalaj./Telenews/

Të ngajshme

Haxhiu shihet e nervozuar: Kurti ka dhënë dorëheqje, nuk e dimë si do të vazhdojmë tutje

Valjeta Turkaj

Nisin takimet mes zyrtarëve amerikanë dhe evropianë për Ukrainën

Valjeta Turkaj

Krasniqi: S’ka ndryshim të rrethanave, qëndrimet janë të njëjta

Valjeta Turkaj