Telenews

Policia: Zyrtari i plagosur në aksionin e sotëm është jashtë rrezikut për jetë

 

 

Grabitja e armatosur në argjendarinë “Diakos” që tronditi javën e kaluar suharekasit ishte planifikuar si në filma nga grupi prej katër personave, të cilët mbushën çantat me ari në vlerë të 250 mijë eurove dhe u zhdukën. Sot njëri nga ta dyshohet se ka mbetur i vdekur në një përballje me Policinë, gjatë një operacion policor për kapjen e të dyshuarve për grabitjen e armatosur të argjendarisë në Suharekë.

Gazeta mëson se grabitësi i dyshuar që mbeti i vrarë është, Dukagjin Gashi. Tashmë kanë dalë edhe fotografitë e tij.

LEXO EDHE KETE

Operacioni për kapjen e grabitësve, një u vra, katër u arrestuan dhe një u arratis

Gjatë aksionit në lagjen Arbëria në Prishtinë, ka mbetur i plagosur edhe një zyrtar policor. I njëjti tash është jashtë rrezikut për jetën.

“Zyrtarit policor i është ofruar ndihma mjekësore në SHSKUK, ku sipas informatave të para nga mjekët kompetentë i njëjti është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë pas aksionit të sotëm.

Gazeta mëson se polici i plagosur mban inicialet B.J. dhe e ka gradën e rreshterit./Telenews/

Të ngajshme

Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem

Erzana Fazliu

Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fillim të vitit të ardhshëm

Erzana Fazliu

Getinjo dhe Mozziku sot nisin ditën në këtë vend të shenjët

Erzana Fazliu