Telenews

Dyshohet se u vra nga grabitësit, sot i jepet lamtumira e fundit 30-vjeçares

 

 

Liridona Murseli, bashkëshortja e Naim Murselit, ish-këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka mbetur e vrarë mbrëmjen e së mërkurës, si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Prishtinë.

Familjarët kanë bërë të ditur se të ndjerës do t’i jepet lamtumira e fundit sot. Ceremonia mortore do të mbahet në orën 14:00 në varrezat e fshatit Cërmjan.

Kujtojmë se Liridona mbeti e vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbrëmë, pasi ajo dhe familja e saj u përballën fillimisht me disa grabitës. Të njëjtit më pas kanë shtënë në drejtim të saj, duke e lënë të vdekur në vend.

Të ngajshme

Të paktën 14 persona vdesin pasi varka me emigrantë fundoset në Turqi

Valjeta Turkaj

Raportohet se Armend Zemaj goditi me grusht një qytetar në sheshin e Prishtinës, u provokua fillimisht nga ai – i ndanë Agim Bahtiri

Valjeta Turkaj

Një veturë përfshihet nga zjarri në oborrin e shkollës në Gurrakoc të Istogut

Valjeta Turkaj