Telenews

Hovenier: Marrëveshja bazë mes Kosovës e Serbisë nuk po zbatohet

 

 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka folur për procesin e dialogut Kosovë – Serbi dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tash mes dy palëve.

Hovenier ka thënë se marrëveshja bazë mes dy vendeve nuk po zbatohet.

Sipas tij, i Dërguar i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak bashkë me ekipin e tij po punojnë për të arritur një mirëkuptim të përbashkët për zbatimin e marrëveshjeve.

“Sa i përket pyetjes suaj se a po zbatohet plotësisht, mendoj se përgjigja është jo, jo ende, por po ashtu e di që po vazhdon puna përkitazi me përfaqësuesin e BE-së, Miroslav Lajçak dhe ekipin e tij, për tu përpjekur për të ardhur deri te një mirëkuptim i përbashkët rreth mënyrës më të mirë për të zbatuar këto marrëveshje. Por, të mos ketë asnjë gabim, ajo që Shtetet e Bashkuara shpresojnë të shohin, presin të shohin është zbatim i plotë dhe i tërësishëm nga të dy palët të të gjitha detyrimeve sipas marrëveshjes bazë dhe aneksit të zbatimit”, u shpreh ai.

Sa i përket procesit të dialogut, Hovenier ka thënë se dallimet po ngushtohen, duke theksuar se një marrëveshje është afër.

Diplomati amerikan ka thënë se kjo është çështje e emisarit Lajçak, por e dinë që dallimet po ngushtohen.

”E kam të vështirë të them saktësisht ku qëndrojnë negociatat sepse kjo është çështje për Miroslav Lajçakun dhe ekipin e tij. Por, e di se dallimet po ngushtohen. Para pak kohëve pati takim të krye-negociatorëve dhe sa e kam kuptuar unë ata janë më afër një marrëveshjeje apo mirëkuptimit rreth mënyrës më të mirë për zbatimin e asaj marrëveshjeje. Më lejoni ta them edhe këtë sepse kjo është një objektivë me të vërtetë e rëndësishme për të dy vendet: të dy vendet do të përfitojnë jashtëzakonisht shumë nga zbatimi i plotë dhe i tërësishëm i detyrimeve të tyre sipas marrëveshjes dhe aneksit të zbatimit. Letra e liderëve që iu referuat më herët flet për rëndësinë që këto të bëhen paralelisht. Kosova ndërmerr një hap dhe njëkohësisht edhe Serbia ndërmerr një hap. Duhet të ketë një lloj të këtillë të paritetit dhe të dyja duhet të ndërmarrin veprim të njëmendtë dhe duke e bërë këtë përfitojnë të dy vendet”, ka thënë ai./Telenews/

Të ngajshme

Formimi i një komisioni të ekspertëve të kualifikuar për rishikimin e doracakëve është një hap i nevojshëm

KushtrimGuraj

Ç’surpriza ka përgatitur moti të premten dhe fundjavë në Kosovë?

KushtrimGuraj

Shkurte Fejza dhe Shaqir Cërvadiku publikojnë këngën “O Flamur”

Erzana Fazliu