Telenews

Arrestohet dhëndri që e privoi vjehrrin në Prishtinë

Është arrestuar Edon Bujupi, personi i cili vrau vjehrrin e tij, Ali Kosova në Prishtinë.

Kështu ka mësuar Insajderi nga burime të mirë-informuara brenda policisë.

Rasti ka ndodhur dy ditë më parë, me 29 nëntor.

Bujupi po dyshohet se ka therur me thikë babanë e gruas, 52 vjeçar në rrugën “Ali Vitia”, në Prishtinë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se viktima nuk ka mundur të ju bëj ballë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në QKUK.

“Dyshohet se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar-therur me thikë babanë e bashkëshortes së tij (vjehrrin), viktimën mashkull kosovar i cili duke mos u përballuar plagëve të marra ka ndërruar jetë në QKUK, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku”, thuhej në raport.

Ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës ishte dërguar në IML për obduksion.

Të ngajshme

Inxhinieri dhe bashkëthemeluesi i LinkPlus, Ermal Sadiku pritet t’i bashkohet LDK’së?

KushtrimGuraj

Fituesi pa dokumente të regjistrimit, ofertë e paligjshme – si u zbulua tenderi nga eksperti i OSHP në Komunën e Çlirimtarit

KushtrimGuraj

Hamza takon Orav: Qeveria e re e udhëhequr nga PDK do të punojë për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës

KushtrimGuraj