Telenews

Kaq ishte shifra që dyshohet se Murseli pagoi për të vrarë gruan e tij

Policia e Kosovës njoftoi se tashmë janë arrestuar dy persona për vrasjen e rëndë të 33-vjeçares, Liridona Murseli natën e 29 nëntorit në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. E ndjera është gruaja e Naim Murselit, këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit, ku fillimisht u dyshua se çifti së bashku me fëmijët u përballën me disa grabitës, të cilët ua morën gjësendet me vlerë dhe më pas kanë shtënë me armë, duke lënë të vdekur Liridonën.

Hetimet e vazhdueshme të Policisë kanë zbardhur detaje nga skena e krimit, kështu duke rënë në pranga vetë Murseli si dhe i dyshuar tjetër, i cili siç merret vesh nga burimet është Granit Plava.

Sipas informacioneve të para dhe bazuar në dëshminë e të dyshuarit për vrasjen e Liridona Murselit, i njëjti është paguar nga bashkëshorti i saj, tashmë i arrestuar, Naim Murseli.

Posshtu mësohet se Granit Plava është bashkëfshatarë me Naim Murselin, i cili për ta kryer vrasjen dyshohet se u pagua 30.000euro nga Murseli.

Të ngajshme

Horoskopi ditor – 29 Korrik

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 29 korrik

Rrezarta Ramaj

Kolona në kufi: 2 orë pritje në Muçibabë

KushtrimGuraj