Telenews

Privimi nga jeta i Liridonës, caktohet dita e daljes para gjykatës së Naim Murselit dhe dy personave tjerë

Natën e 29 nëntorit rezultoi tragjike për familjen e 30-vjeçarës Liridona Ademaj Murseli, e cila mbeti e vrarë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht se e njëjta ishte gruaja e ish këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit, Naim Murselit, i cili vetëm dy ditë pas aktit do të arrestohej si i dyshuar për porosi të vrasjes së Liridonës.

Siç bën të ditur zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, nesër me fillim nga ora 09:30 do të mbahet seanca fillestare ndaj Naim Murselit dhe dy të tjerëve, të arrestuar nën dyshimin për vrasjen e 30-vjeçares, Liridona Ademaj.

Naim Murseli fillimisht kishte deklaruar në Policinë e Kosovës për natën në fjalë se teksa po udhëtonin me Liridonën dhe fëmijët e tyre, u përballën me disa plaçkitës, nga të cilët arriti t’i largojë fëmijët, por jo edhe gruan të cilën sipas këtij deklarimit të tij, ia vranë plaçkitësit në fjalë.

Pas hetimeve të vazhdueshme të Policisë së Kosovës, pista e dyshimit filloi të shfaqte rezultate, me ç’rast u arrestua vetë Naim Murseli, Granit Plava si i dyshuar për kryerjen e vrasjes pas një dakordimi me pagesë prej 30.000 euro, si dhe pjesëtari i FSK-së, Kushtrim Kokalla.

Deri më tani nuk dihen motivet e këtij akti të rëndë, ndërsa Sinjali do t’iu mbajë të informuar me të gjitha detajet e reja.

Të ngajshme

Ky është i riu që humbi jetën në vendin e punës në Prishtinë

KushtrimGuraj

Komandanti i KFOR-it pret homologun nga NATO, në fokus situata e sigurisë në Kosovë

KushtrimGuraj

Aksident në aksin Ferizaj-Gaçkë, motoçikleta përfundon e përmbysur në mes të rrugës

KushtrimGuraj