Telenews

Vëllai i Liridonës: Fëmijët e kanë kërkuar nënën e tyre, nuk flenë dot pa të

 

 

Vëllai i i Liridona Ademaj ka folur për detajet e vrasjes së motrës së tij nga bashkëshorti Naim Murseli.

Fillimisht u mendua se ajo humbi jetën gjatë një grabitje, por më vonë u zbulua se ishte Naimi ai që kishte porositur vrasjen e saj. Leonardi shprehet se atë natë ishte në punë dhe lajmin e mori nga gruaja e cila i telefonoi dhe e njoftoi se Liridona kishte vdekur.

“Atë natë nuk isha në shtëpi, isha në punë, më mori në telefon gruaja e më tha të vranë Liridonën. Kam një kushëri me emrin Liridon dhe mendova se është ai, e ndala telefonin. Më mori sërish në telefon dhe më tha jo Liridonin, por Liridonën. Prindërit ishin të lodhur, rraskapitur, të mërzitur, i çova në spital dhe i bëra qetësues. Shkuam në polici, po merrnin në intervistë Naimin edhe fëmijët. Unë e lexova që Liridona kishte vdekur, por doja të dija motivin dhe arsyen. Dyshova se vrasja ka ndodhur nga grabitja dhe mendova që është kapur me grabitësit, e besova që grabitësit e kanë kryer këtë vepër”, u shpreh Leonardi për “Shqipëria Live”.

Vëllai i Liridonës tregon se çfarë i tha Naimi pasi ishte marrë në pyetje nga policia, natën e vrasjes. Ai i shpjegoi si kishte ndodhur vrasja e bashkëshortes, por rezultoi se gjithçka ishte një gënjeshtër.

“Atë natë kur u vra Liridona, pasi doli nga policia më tha Naimi që ‘më dolën grabitësit, nuk i pashë unë, i pa Liridona e para, i thashë që t’i jepte të gjitha çfarë kishte në çantë, ajo insistoi. Unë hapa derën për të nxjerrë fëmijët, ndërkohë që Liridona iku’. Nuk e dija që isha duke ndenjur me vrasësin e motës sime. Nuk kam pasur dyshime, nuk doja ta besoja. Me traditat që jemi rritur ne kemi në zakon që nuk premë dikë në besë. Nuk ka shans të ndodhte ajo pabesi, por qenkan më të këqij se ne edhe e bëjnë këtë. Ditën e varrimit, unë kam ndenjur pas tij për të parë një lëvizje të tij, dhe i thosha mendjes ça po mendon kështu. Nuk munda të vëreja diçka. Kishte zëra që atë natë, por nuk donim ta besonim sepse ka qenë në familjen tonë prej 13 vitesh”, u shpreh Leonardi.

Sipas të vëllait, Liridona dhe Naimi kanë pasur një marrëdhënie korrekte dhe nuk është ankuar asnjëherë tek familja e saj, për asnjë lloj problemi.

“Ata kanë pasur një marrëdhënie të mirë, nuk kanë pasur grindje dhe tek ne nuk është ankuar kurrë. Me familjen e Naimit nuk kemi komunikuar, fëmijët janë me familjen e Naimit dhe nuk e dinë që ka vdekur nëna. Nuk janë të informuar, nuk e di çfarë i kanë thënë. E kanë kërkuar sepse janë të lidhur me të dhe nuk flenë pa të, por duke u munduar me zor”, tha Leonardi.

Vëllai i Liridonës shprehet se nuk e dinë ende arsyen e këtij krimi, por mendojnë që mund të jetë sigurimi i jetës që mund të arrijë deri në 20 milion euro.

“Ne u munduam që ajo kishte një sigurim, dhe mendoj vetëm atë sepse nuk kishte asnjë grindje tjetër. Ne si familje nuk kemi dyshim tjetër. Atë ditë kur ka ndodhur vrasja ishte shumë e lumtur, me buzëqeshje. Nuk ka pasur asnjë lloj gjëje që të na bënte neve që të dyshonim. Njërin nga bashkautorët e vrasjes nuk e njoh, ndoshta vetëm si figurë, të akuzuarin e dytë e njoh ka qenë në shtëpinë tonë, na lidhin çështjet familjare, Naimin dhe Kushtrimin i njoh shumë mirë. I kërkoj policisë, medias të zbardhet në detaje dhe vrasësit të marrin dënimin maksimal”, u shpreh Leonard Ademaj./Telenews/

Të ngajshme

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

KushtrimGuraj

Kamberi: Serbia po diskriminon shqiptarët e Luginës edhe me ndarjet buxhetore

Erzana Fazliu

Dafina Zeqiri vjen me “Tranquilo”

Erzana Fazliu