Telenews

Koci: Kushdo që e përmend Kanunin, duhet të procedohet penalisht

 

 

Avokati Arianit Koci ka thënë se kushdo që e përmend Kanunin menjëherë duhet proceduar publikisht. Koci ka thënë se përmendja e Kanunit për të zgjidhur rastet, është kërcënim publik dhe duhet të merret prokuroria.

“Shoqëria është aq e dhunshme. I ka detyruar dy prindër me thënë, se me pas ditë çfarë kanë bërë do t’i kishin vrarë djemtë e tyre. Çështja e Kanunit në këtë rast po e lëmë anash, pasi familja Ademaj ka deklaruar se nuk ka përmendur Kanun. Por, a e dini sa herë është përmendur në raste të tilla Kanuni publikisht. Kushdo që e përmend Kanunin bën kërcënim publik dhe ai duhet të procedohet menjëherë penalisht. Nuk ka këtu Kanuni çka me u përmend, në media vazhdimisht kanë kërcënuar me Kanunin. Hor u bonëm”, ka thënë Koci në KTV.

“Jemi ambientu, dikush e përmend Kanunin, askush nuk reagon. Duhet menjëherë prokuroria me reagu”./Telenews/

Të ngajshme

Nesër ora e parë e mësimit në kryeqytet i dedikohet “Dhunës me bazë gjinore”

KushtrimGuraj

Efekti i rrjeteve sociale tek fëmijët, zgjidhje po shihet edukimi medial në shkolla

KushtrimGuraj

​QKMF në Prishtinë me apel për qytetarët lidhur me gripin sezonal

KushtrimGuraj