Telenews

“Stop femicidit”, mbahet marsh kundër vrasjes së grave

Organizata “Artpolis” ka zhvilluar sot marsh-protestë me moton “Stop femicidit- BollMa” të interpretuar me një performancë artistike “Hope Bubble” në të cilën është paraqitur rrugëtimi i një gruaje dhe përfundimi i saj me shpresën e jetës.

Përfaqësuesja e “Artpolis”, Nertila Qarri-Gërguri u shpreh se vrasja e grave dhe dhuna sistematike ndaj tyre duhet të merr fund.

Gërguri tha se jeta e grave u cenohet çdo ditë në përditshmëri. Ajo tha se femicidi është urgjencë kombëtare dhe se vrasësit duhet të marrin dënim maksimal.

Marsh-protesta e sotme është mbajtur në kohën kur në Kosovë po mbahen aktivitete të përditshme në kuadër të fushatës globale “16 Ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor në Sinidoll të Prishtinës. Tre personave të dyshuar për  vrasjen e saj u është caktuar masa nga një muaj paraburgim. /Telenews/

Të ngajshme

Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem

Erzana Fazliu

Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fillim të vitit të ardhshëm

Erzana Fazliu

Getinjo dhe Mozziku sot nisin ditën në këtë vend të shenjët

Erzana Fazliu