Telenews

Arbnora Idrizi sërish në Librin e Rekordeve ‘Guinness’, tani me flamurin Kombëtar

Aktivistja nga qyteti i Skenderajt, Arbnora Idrizi ka arritur të futet përsëri në Librin e Rekodeve ‘Guinness’. Ajo ka vendosur një rekord të ri në librin e rekordeve Guinness, përmes punimit të Flamurit Kombëtar prej 120 mijë letrave origami të cilën e punoi më 28 nëntor për nder të Ditës së Flamurit, shkruan Sinjali.

Lajmin për këtë arritje të madhe e ka bërë të ditur vetë Idrizi përmes një postimi në profilin e saj në ‘Facebook’, ku shkruan se falenderon të gjithë për mbështetjen dhe se ndihet krenare që vepra e saj u vlerësua.

Postimi i plotë:

“Konfirmim zyrtar nga selia e Librit GUINNESS nga Londra

Sot vendosem histori përsëri me një rekord të jashtëzakonshëm! Faleminderit për mbështetjen tuaj të vazhdueshme, bashkë po shkruajmë kapituj të pazakontë të suksesit.

Mrekulli e re! Sot kam shënuar një tjetër fitore duke vendosur një rekord botëror të ri. Faleminderit për përkrahjen tuaj, ky sukses është i juaji po aq sa është im”.

Kujtojmë se Arbnora Idrizi arriti që me punime prej origami të futej edhe dy herë të tjera në listën e rekordeve ‘Guinness’, në vitin 2018 dhe atë 2020.

 

Të ngajshme

Kosova dhe Serbia mbeten pa financime nga plani i BE-së për rritje ekonomike

Valjeta Turkaj

Mbeti jashtë Kuvendit, reagon Ilir Meta: Që nga 2008 kam luftuar për votën e lirë

Valjeta Turkaj

Marrëveshja për pensionet, Meloni i dorëzon Ramës dokumentin: Shqiptarët përfitojnë nga 1 qershori

KushtrimGuraj