Telenews

Masakra e Dubravës, prokurori: Nën hetim janë 88 persona, një është në paraburgim

 

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, sot ka mbajtur një konferencë për media, ku janë shpalosur informacione sa i përket ngritjes së aktakuzave për krimet e luftës.

Ndër të tjera, prokurori Ilir Morina, ka deklaruar se për masakrën e Dubravës objekt hetimi janë 88 persona, të cilët po hetohen qe një kohë të gjatë.

Morina tha se aktualisht një person i përfshirë në këtë rast është në paraburgim.

“Ka filluar shqyrtimi gjyqësor për rastin e masakrës së Dubravës. Nën hetim janë 88 të pandehur. Ky hetim ka filluar që një kohë të gjatë pasi ishte lëndë e EULEX-it, një të pandehur e kemi në paraburgim, është sfidë të kryhet një hetim lufte për dy vjet, por këto janë mundësitë ligjore. Me ligj paraburgimi është 2 muaj. Për të pandehurit e tjerë vazhdojnë hetimet, dhe jemi duke mbledhur provat. Në momentin që do të jemi gati do të procedojmë edhe ndaj këtyre të pandehurve”, ka thënë Morina./Telenews/

Të ngajshme

Besnik Osmani prezanton projektin për shtigjet rekreative përgjatë lumit Drenica

Valjeta Turkaj

“Pashë vdekjen me sytë e mi”, rrëfimi tronditës i të vetmit mbijetuar të Flight 171

Valjeta Turkaj

Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë hap Librin e Ngushëllimeve për Fatos Nanon

Valjeta Turkaj