Telenews

Vdes kryetari i OVL UÇK-së, dega në Sharr

 

 

Kryetar i OVL UÇK-së, dega në Sharr, Qerkin Krasniqi ka vdekur. Lajmi është bërë i ditur nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.

“Me pikëllim morëm lajmin se ka ndërruar jetë Veterani i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për shumë vite kryetar i OVL UÇK’së dega në Sharr, Qerkin Krasniqi. Në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së i shprehim ngushëllime familjes, bashkëluftëtarëve, shokëve e miqve”, ka shkruar ai.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot 12.12.2023 në ora 14:00 në fshatin Buqe të komunës së Sharrit (Dragashit).

Të ngajshme

Osmani takon Princin e Kurorës: Kosova dhe Jordania me marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale

KushtrimGuraj

Murati: Neni i UA-së për veteranët ishte miratuar më 2015

KushtrimGuraj

Liburn Aliu i punësuari i fundit, kush janë kosovarët tjerë që iu besoi pushtet Edi Rama

KushtrimGuraj