Telenews

Kërkohet “arrest shtëpie” për Sali Berishën

SPAK kërkon nga Kuvendi autorizim për të caktuar masë sigurie “arrest shtëpie” për ish-Kryeministrin Sali Berisha.

Kjo pasi Berisha është deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe sipas ligjit duhet autorizm nga Parlamenti për t’i hequr imunitetin. Shkresa e SPAK për autorizim është dorëzuar pranë Kuvendit.

Sali Berisha është aktualisht me masë sigurie detyrim paraqitje dhe ndalim për daljen jashtë vendit.

Sali Berisha ka refuzuar që të njohë vendimin e Gjykatës së Posaçme dhe nuk është paraqitur pranë oficerit të policisë gjyqësore për të vlerësuar masën detyrim paraqitje.

Për këtë arsye, SPAK ka kërkuar që të ndryshojë masën e sigurisë në “arrest shtëpie”. Kjo do të duhet të autorizohet nga Parlamenti, për shkak se konsiderohet masë shtrënguese.

Ish-Kryeministri Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani, çështje për të cilën është nën hetim dhe në masë sigurie arrest shtëpie dhëndri i tij Jamarbër Malltezi./Telenews/

Të ngajshme

“A do ta respektoni aktgjykimin? A do të heqësh dorë?”, Albulena Haxhiu u shmanget kështu pyetjeve duke hyrë në Kuvend

Erzana Fazliu

Kuvendi vazhdon sot seancën për konstituim, PDK dhe AAK deklarohen se s’kanë votë për Haxhiun

Valjeta Turkaj

Kurti u qëndroi prapa, ZRRE përpiqet ta shesë si autonom vendimin për treg të hapur: U vonua, vendosëm nga 1 qershori…

Erzana Fazliu