Telenews

Momenti kur deputetit turk i bie të fikët në Parlament, godet fort kokën dhe transportohet në spital

 

 

Një deputeti turk i ka rënë të fikët në Parlamentin gjatë fjalimit të tij për konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit. Bëhet fjalë për deputetin e Partisë Saadet Kocaeli, Hasan Bitmez.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, ndihma e parë Bitmezit, i cili goditi fort kokën në tokë, iu dha pranë foltores dhe menjëherë u transportua me urgjencë në spital.

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, i cili bëri një deklaratë për gjendjen e fundit të deputetit të partisë Saadet, i cili u dërgua në spital me autoambulancë, tha “zëvendësi ynë, i cili u intubua dhe u dërgua në spitalin e qytetit të Ankarasë, Bilkent, u dërgua menjëherë në angiografi.

Pas angiografisë, atij iu vendos një pompë zemër-mushkëri dhe u dërgua në repartin e intensives”.

Raportohet se gjendja e tij shëndetësore mbetet kritike.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 24 tetor

Erzana Fazliu

Pse plani i Laburistëve britanik me Kurtin për dërgimin e emigrantëve në Kosovë pritet të dështojë, sipas “The Telegraph”

KushtrimGuraj

Pacolli bën fajtor këtë person për problemet me Aeroportin e Vlorës

Donat Hashani