Telenews

Rezultatet në PISA, Kurti: Defektet në sistemin e arsimit s’mund të rregullohen përnjëherë dhe shpejt

 

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka folur për rezultatet e ulta në testin e PISA-s, duke thënë se defektet strukturore në sistemin arsimor nuk mund të rregullohen përnjëherë e shpejt, raporton Gazeta Telenews.

Gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë, Kurti ka thënë se këto defekte shtrihen gjatë në të kaluarën e shoqërisë.

Sipas tij, PISA po tregon se s’po shkon diçka mirë në fëmijërinë relativisht të hershme.

“Jemi të shqetësuar me rezultatet e testit PISA për vendin tonë, që treguan për defekte strukturore e kronike të sistemit arsimor që shtrihen gjatë në të kaluarën e shoqërisë sonë, e nuk do të mund të rregullohen as përnjëherë e as shpejt. Testi PISA po tregon se në fëmijërinë relativisht të hershme diçka s’po shkon mirë. Qeveria angazhohet për kushte të mira të punës, të mësimdhënies e të mësimnxënie. Mësimdhënësit duhet të kujdesen që të motivojnë, inspirojnë e garantojnë që nxënësit po mësojnë e dinë”, ka thënë Kurti.

Ndryshe, Kosova ka shënuar rënie në renditjen e testit PISA, që mat aftësitë e nxënësve në lexim, shkencë e matematikë.

Kosova është renditur ndër të fundit në tri testet e programit ndërkombëtar për vlerësimin e nxënësve, PISA.

Ajo e ka zënë vendin e 74-të në matematikë – fushën kyçe në testim – dhe vendin e 76-të në lexim.

Në të dyja fushat, Kosova ka pësuar rënie në performancë me 11 pikë më pak, në krahasim me testet e vitit 2018.

Në shkencë, Kosova është renditur e 77-ta, me tetë pikë rënie.

Testimet e PISA-s nuk lidhen me planprogramet mësimore të vendeve pjesëmarrëse, por me zbatimin e mësimeve në përditshmëri.

Rezultatet u vlerësuan të pritshme, por shqetësuese.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ia la fajin pandemisë dhe ndërrimit të shpeshtë të qeverisë.

Të ngajshme

Policia në Ferizaj konfiskon mbi 4.6 kg kokainë dhe arreston katër të dyshuar

Erzana Fazliu

Ali Ahmeti: Thaçi dhe të tjerët duhet të shpallen të pafajshëm, akuzohen për vepra që nuk i kanë bërë

Erzana Fazliu

Shkup protestohet sot për krerët e UÇK që janë në Hagë

Erzana Fazliu