Telenews

Vendos Qeveria: Këtë muaj pensionistët marrin nga 100 euro shtesë

 

 

Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme pritet të miratojë vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 euro për pensionistët, raporton Gazeta Telenews.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, njoftoi se krahas pensionit aktual që pensionistët marrin, ata do të marrin edhe këtë shtesë prej 100 euro këtë muaj, me qëllim të lehtësimit të kostos së jetesës.

“Që në këtë vit nuk kemi harruar as pensionistët tanë. Do të përkujdesemi me një vendim tjetër në këtë mbledhje. Për të gjithë pensionmarrësit, për këtë fundvit, me qëllim të lehtësimit të kostos së jetesës për këtë kategori të cenueshme do të miratojmë shtesën njëherësh prej 100 euro përveç pensionit të rregullt që marrin”, tha Kryeministri Kurti.

Të ngajshme

Ukraina shkatërron tubacionin kryesor rus pranë Moskës

Donat Hashani

Bastisje në disa lokacione nga Krimet Ekonomike

Donat Hashani

Një vit pas tragjedisë në Novi Sad – tubim masiv për viktimat e stacionit të trenit

Donat Hashani