Telenews

‘Zajednica’: Osmani ‘shtiret kinse nuk po din’ kërkon nga BE’ja heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës

 

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se masat e vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës duhet të hiqen. Ajo ka thënë se këto masa janë të padrejta, transmeton Gazeta Telenews.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar kryesuesit e komiteteve parlamentare të 13 shteteve evropiane që dolën me kërkesë për Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell dhe me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak

Ata përmes kësaj letre kanë kërkuar që masat ndëshkuese ndaj Kosovës të hiqen.

Edhe Osmani ka thënë se masat e vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës duhet të hiqen. Ajo ka thënë se këto masa janë të padrejta.

“Faleminderit Alicia Kearns dhe gjithë kryesuesve tjerë nëpër Evropë për përkrahjen tuaj. Paqja dhe siguria lulëzojnë për përgjegjësia dhe drejtësia vihen në qendër të vëmendjes. Masat e padrejta ndaj Kosovës duhet të hiqen!” , ka shkruar Osmani në platformën X.

 

 

Të ngajshme

“Për inati”, Kryeziu tregon se çfarë i thanë deputetët rreth moskonstituimit të Kuvendit

Donat Hashani

“Humbje e mandateve dhe burgim”, Kryeziu tregon pasojat e mundshme për deputetët nëse nuk konstituohet Kuvendi

Donat Hashani

Bllokada në Kuvend, Kryeziu: Më 15-16 korrik krijohet ekipi amerikan i cili do trajtojë çështjen e Kosovës

Donat Hashani