Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, është liruar sot nga të gjitha akuzat nga Gjykata Speciale në Hagë
Gruaja e Nasimit Gjejlone Haradinaj ka thënë për Indeksonline se Nasimi është liruar dhe se po e presin kthimin e tij në Gllogjan.
”Po, mundem me ua konfirmu se Nasimi eshte liru. Jemi duke shku me u taku me të. Po e presim ne Gllogjan që të na vije. Jemi shumë të lumtur, që drejtësia po triumfon. U dëgjova me Nasimin tash na tha që po vjen”, tha ajo.