Telenews

Musliu: Turpi qoftë mbi ju, vetëm 17 deputetë votojnë pro pensioneve të Policisë

 

 

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka propozuar në Kuvend amendamentin që në buxhetin e vitit 2024 të shtohen 10 milionë euro për pagesën e pensionimit të parakohshëm të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe punonjësve të Inspektoratit Policor.

Ky amandament nuk e ka marrë mbështetjen e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Pro këtij amandamenti votuan 17 deputetë, kundër ishin 43, ndërsa pesë abstenuan. Shumica e deputetëve të LVV-së votuan kundër këtij amandamenti. Kjo bëri që deputetja Musliu të shpreh kritika të ashpra ndaj tyre.

“Ju për inate personale e polike votoni kundër këtij amadamenti. Turpi qoftë mbi ju. Jeni duke e shkatërrua shtetin. Kjo është e pafalshme. Turp që vetëm 17 deputetë të votojnë pro pensioneve të Policisë. Turp”, u shpreh ajo.

Të ngajshme

Tragjedi në Komoran: Gruaja që po kthehej nga pushimet gjendet pa shenja jete në banjo të pikës së karburantit

Valjeta Turkaj

Nëntë persona të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Gllarevë të Klinës

Valjeta Turkaj

“Ribashkimi po troket… me eskortë VIP dhe truprojë të hekurt” – Profesori ‘misterioz’ që vizitoi Kosovën si lider global

Valjeta Turkaj