Telenews

Sot skadon afati, rreth 3400 vetura në veri i konvertuan targat në RKS

 

 

Sot përfundon afati shtesë i Qeverisë për qytetarët e veriut që t’i konvertojnë targat nga ato që tashmë janë ilegale në ato RKS.

Qytetarët e komunave veriore, vetëm edhe sot do të kenë mundësi që të pajisen ma targa të Republikës së Kosovës dhe t’i largojnë ato ilegale.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, për gazetën online Reporteri.net, ka thënë se numri i targave të konvertuara deri më tani ka arritur në 3400.

Për shkak të interesimit të madh, Qeveria e Kosovës ka vendosur që të zgjatet afati për konvertimin e targave ilegale, deri më 15 dhjetor.

Çështja e heqjes së targave, që Serbia lëshon për qytetet e Kosovës, ka shkaktuar një sërë krizash në dy vjetët e fundit, si dhe largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës në veri në nëntor të vitit 2022./Telenews/

Të ngajshme

KQZ: Funksionale kutitë postare në 23 shtete të botës për qytetarët që votojnë jashtë shtetit

Valjeta Turkaj

Majorja e Policisë së Kosovës diplomon në Akademinë Kombëtare të FBI-së

Valjeta Turkaj

Policia jep detaje për vdekjen e vajzës 8-vjeçare në Suharekë

Valjeta Turkaj