Gjilani është tronditur nga një rast i kobshëm mbrëmjen që lamë pas.Armend Behluli ka vdekur si pasojë e therjes me thikë.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se dorasi është Dibran Tahiri.
I njejti dyshohet se ka qëlluar shtatë herë me thikë Behlulin për motive ende të paqarta.Viktima u dërgua me shenja jete në spital, mirëpo nuk ka arritur që t’i bëjë ballë plagët.
Jozyrtarisht mësohet se të njëjtit kanë patur lidhje shoqërore në të kaluaren. /Telenews/