Konfliktet në trafik janë goxha të shpeshta në vendin tonë dhe jo rrallëherë eskalojnë në kërcënime serioze e përleshje fizike, për çka nevojitet edhe ndërhyrja e Policisë. Në shumicën e këtyre rasteve, mollë sherri bëhen shkeljet e rregullave të komunikacionit, duke i shtyrë kështu shoferët të përfshihen në rrahje, raporton Telenews
Një rast i tmerrshëm ka ndodhur edhe sot në Prizren, ku pas një konflikti në komunikacion, pasagjeri i një veture dyshohet se ka sulmuar me thikë një këmbësor.
Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe zëdhënësi i Policisë Rajonale në Prizren, Shaqir Bytyqi, i cili tha se i dyshuari akoma nuk është kapur.
“Sot rreth orës 09:00 në rrugën Anakaraja, në Prizren, pas një fjalosje në komunikacion, një person, pasagjer në një veturë del nga automjeti dhe godet me thikë këmbësorin I cili ishte duke kaluar rrugën. Viktima A.M. 27 vjeqar është jashtë rrezikut për jetë. Policia është duke marr me rastin dhe është duke punuar në identifikimin dhe arrstimin e kryesit të veprës.”