Telenews

Mungojnë deputetët e VV-së, dështon sërish Mbledhja e Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore

 

 

Mbledhja e Komisionit Hetimor për Rezervat Shtetërore ka dështuar sërish për shkak të mungesës së deputetëve të Vetëvendosjes.

Kryetari i këtij komisioni, Rashit Qalaj ka thënë se mosardhja e deputetëve të VV’së është “pengim i punës së komisionit”.

Ai ka treguar se çka kanë pasur në rend të ditës.

“Sot kemi pasur në rend të ditës dy pika shumë të rëndësishme, pa të cilat edhe nuk mund të funksionojë ky komision, çështja e miratimit të buxhetit dhe çështja e angazhimit të ekspertëve. Në pikën e tretë të rendit të ditës, të ndryshme, kemi pasur në plan të diskutojmë për dok që duhet kërkuar nga institucionet e ndryshme që janë përfshirë në blerjen e rezervave shtetërore, pastaj në muajin janar të nisim me intervistimet”, tha ai.

Qalaj tha se deputeti i VV-së Driton Hyseni ka lajmëruar që për shkaqe personale nuk mund të vijë.

Të ngajshme

Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në trafik

KushtrimGuraj

Ç’surpriza ka përgatitur moti të dielën në Kosovë?

KushtrimGuraj

Kamberi: Serbia po diskriminon shqiptarët e Luginës edhe me ndarjet buxhetore

Erzana Fazliu