Telenews

Shtohet frika për rritjen e çmimeve të naftës

 

 

Sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq rrezikojnë të rrisin çmimin e naftës dhe mallrave të tjera, kanë paralajmëruar analistët.

Disa kompani kanë ndaluar dërgesat përmes Detit të Kuq pasi anijet u sulmuan nga rebelet Houthi në Jemen.

Ndërprerja ka bërë që SHBA-ja të nisë një operacion detar ndërkombëtar për të mbrojtur anijet në rrugën e Detit të Kuq.

Vendet që i bashkohen grupit të sigurisë përfshijnë Britaninë e Madhe, Kanadanë, Francën, Bahreinin, Norvegjinë dhe Spanjën.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Lloyd Austin tha se përshkallëzimi i fundit i sulmeve të pamatura Houthi me origjinë nga Jemeni kërcënon rrjedhën e lirë të tregtisë, rrezikon marinarët e pafajshëm dhe shkel të drejtën ndërkombëtare.

Deti i Kuq është një nga rrugët më të rëndësishme në botë për dërgesat e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm, si dhe për mallrat e konsumit.

BP, gjiganti i naftës, tha të hënën se do të ndalojë përkohësisht të gjitha dërgesat e naftës së papërpunuar përmes rrugës kryesore tregtare.

S&P Global Market Intelligence tha se gati 15% e mallrave të importuara në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut u dërguan nga Azia përmes detit. Kjo përfshin 21.5% të naftës së rafinuar dhe më shumë se 13% të naftës së papërpunuar.

Një rritje e çmimeve të naftës mund të çojë në inflacion më të lartë, i cili matë ritmin e rritjes së çmimeve. Inflacioni ka rënë në MB dhe aktualisht është 4.6%.

Shifrat e reja të dhëna të mërkurën do të tregojnë nëse ka vazhduar të bjerë, por, në nivelin aktual, është akoma më shumë se dyfishi i objektivit të Bankës së Anglisë prej 2%. Banka deri në muajt e fundit ka rritur normat e interesit për të ulur inflacionin.

Rebelët Houthi kanë deklaruar mbështetjen e tyre për Hamasin dhe kanë thënë se ata synojnë anijet që udhëtojnë në Izrael, duke përdorur drone dhe raketa kundër anijeve në pronësi të huaj.

Të ngajshme

PDK hap fushatën në Prizren, Bedri Hamza prezanton shtyllat e programit të tij

KushtrimGuraj

Ambasadat e Kosovës, zëdhënëse të Qeverisë – nuk e huqin asnjë postim të Kurtit e Gërvallës

KushtrimGuraj

Bedri Hamza: Tani është koha për bashkim, PDK është zgjidhja për ta çuar Kosovën përpara

KushtrimGuraj