Telenews

Deputetja e PDK-së: Albin pse ta paguajmë rrymën për serbët në veri, e jo për veteranët

 

 

Një pjesë e kategorive të dala nga lufta janë ankuar duke thënë se subvencionimin e rrymës që e gëzonin tash e sa vite, Qeveria ua hoqi pa asnjë paralajmërim, shkruan gazeta Telenews.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar duke kritikuar Qeverinë për përjashtimin nga skema e subvencionimit të energjisë elektrike, kategoritë e dala nga lufta.

Ajo ka thënë se këtyre kategorive u garantohet me ligj, subvencionimi i energjisë elektrike

“Albin, pse duhet me pagu rrymën për serbët në veri e jo për ushtarët e UÇK-së, invalidët e luftës, viktimat e dhunës civile e veteranët?”, ka shkruar Musliu-Shoshi në Fecebook.

“Kjo qeveri i ka përjashtuar këto kategori nga subvencionimi i energjisë elektrike edhe pse si kategori të veçanta e kanë të garantuar me ligj! Mos të harrojmë, kjo qeveri e ka rutinë ditore të shkel ligjet e kushtetutën, mos të flasim për injorimin në vazhdimësi të atyre që dhanë gjithçka për lirinë tonë”, ka shkruar Musliu-Shoshi.

Subvencionimi i energjisë për këto kategori nga ana e Qeverisë bëhej në baza vjetore në KEDS.

Qeveria thotë se të gjithë këta ish-përfitues kanë mundur të aplikojnë për të qenë pjesë e masës së re për Subvencionimin e Energjisë Elektrike për Familjet e Cenueshme. /Telenews/

Të ngajshme

Tragjedi në Komoran: Gruaja që po kthehej nga pushimet gjendet pa shenja jete në banjo të pikës së karburantit

Valjeta Turkaj

Nëntë persona të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Gllarevë të Klinës

Valjeta Turkaj

“Ribashkimi po troket… me eskortë VIP dhe truprojë të hekurt” – Profesori ‘misterioz’ që vizitoi Kosovën si lider global

Valjeta Turkaj