Telenews

Arrestohet Bujar Fandaj që dyshohet se e vrau gruan shtatzënë në Itali

 

 

Bujar Fandaj nga Kosova, i cili u shpall në kërkim si autor i dyshuar për vrasjen e 27-vjeçares shtatzënë Vanessa Ballan në provincën e Trevisos në Itali, është arrestuar në orët e vona të mbrëmjes.

Sipas mediave, viktima e kishte denoncuar 41-vjeçarin për përndjekje në muajin tetor. Ka qenë një i afërm i viktimës që ka përmendur emrin e shqiptarit si një i dyshuar i mundshëm.

E reja u godit me thikë shtatë herë në hyrje të banesës së saj. Alarmi u ngrit nga një fqinj, i cili njoftoi menjëherë policinë. Partneri i 27-vjeçares ndodhej në shtëpi në momentin e krimit.

Çifti ishin bashkë prej 11 vitesh dhe kishin një fëmijë. Gruaja ishte në pritje të fëmijës së saj të dytë./Telenews/

Të ngajshme

Gruda për Presidentin: VV-ja ka rënë pre e standardit të ndërtuar vet, tallje me proceset politike

Blearta

“Si njeri pa njeri”, Selin e përlotur pas largimit të Gimbos

Blearta

Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars

Blearta