Telenews

Abdixhiku ngre alarmin: Në vit largohen nga Kosova 50 mijë të rinj

 

 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ngritur alarmin për ikje masive të të rinjve nga vendi.

Abdixhiku ka thënë se diskutimi nuk duhet të bëhet për të shkuarën e 30 viteve të kaluara, por sipas tij, duhet të duhet të flitet për problemet bazike të qytetarëve.

Ne po humbim gjëra shumë bazike: kohën dhe njerëzit. Po na ikin njerëzit, gjeneratat e reja, me të madhe madje, dhe tani s’ka rëndësi se kush ka faj ose kur kanë ikur më shumë e kur më pak”, ka thënë ai.

Sipas Abdixhikut, në vit largohen 50 mijë të rinj nga Kosova dhe se ata që mbesin po u shkon koha.

Unë vërtet besoj që ka një Kosovë të mirë përpara, e si të arrijmë të kjo Kosovë besoj që duhet të flasim për të ardhmen dhe problemet konkrete. Prandaj kemi dalë me një program që është konkret!”, ka thënë Abdixhiku në Rubikon.

Të ngajshme

‘Panik dhe histeri’, Syla: S’ma ka marrë mendja që Kurti tutet e struket me dalë e ja bën share Armend Mujës

KushtrimGuraj

Xhaka: Do të angazhohem maksimalisht për Hamzën si kryeministër i ardhshëm

KushtrimGuraj

Peci: Pa balotazh mendoj që është dashur ta fitoj Mitrovicën

Donat Hashani