Telenews

A e goditi rëndë Kurtin presidentja Osmani?- Kjo është deklarata e fortë e saj

 

 

Në mbyllje të vitit dhe disa ditë pas një zënke publike mes tyre, Osmani ka lansuar një deklaratë të fuqishme. Nuk e ka përmendur me emër Kurtin, por i është referuar një rreziku që i kanosej Kurtit. “Jam angazhuar që te parandaloj masa më të rrepta ndaj Kosovës dhe individëve”, ka pohuar Osmani.

Është pyetur se a ka fjalën për Kurtin. Ka refuzuar ta përmend me emër.

”Kosova nuk e ka pushtuar askënd që të meritoj masa të tilla ne nivel të BE-së. Si presidente jam angazhuar që të parandalojë masa më të rrepta, partnerët tanë e dinë shumë mirë se për çfarë masash”, deklaroi presidentja.

Ndërkohë gjatë tërë vitit 2023, individi më i rrezikuar për sanksione nga ndërkombëtarët ka qenë kryeministri Kurti.

Për shkak të veprimeve të tij, SHBA dhe BE kanë vendosur sanksione.

Fillimisht, Shtetet e Bashkuara të Amerikës larguan Kosovën nga pjesëmarrja në Europe Defender 23. Kjo masë sanksionuese, sipas ambasadorit Hovenier erdhi pas zhvillimeve në veri të vendit. Duke pasuar me masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian

Bashkimi Evropian njoftonte se masat ndëshkuese ndaj Kosovës hynë në fuqi nga 28 qershor i këtij viti.

BE njoftonte se është pezulluar puna e organeve të MSA-së dhe programi i fondeve IPA.

“Kemi pezulluar përkohësisht punën e organeve të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Kosova gjithashtu nuk do të ftohet në ngjarje të nivelit të lartë dhe vizitat dypalëshe do të pezullohen, përveç atyre të fokusuara në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Programimi i fondeve për Kosovën në kuadër të ushtrimit programor IPA 2024 është vënë gjithashtu në pritje”.

“Propozimet e paraqitura nga Kosova në kuadër të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF) nuk janë dorëzuar për shqyrtim në Bordin e WBIF më 29-30 qershor. Komisioni ka njoftuar autoritetet e Kosovës më 28 qershor”, thuhej në përgjigjen e BE-së.

“Këto masa janë të përkohshme dhe plotësisht të kthyeshme në varësi të zhvillimeve në terren dhe vendimeve për deeskalim të marra nga kryeministri Kurti. BE-ja po monitoron gjithashtu nga afër përmbushjen e kërkesave tona nga Serbia dhe është e gatshme të marrë masa në rast të mospërputhjes”.

Theksojmë se krerët e shtetit kanë bërë thirrje vazhdimisht që Bashkimi Evropian të largojë këto masa ndëshkuese ndaj Kosovës.

Të ngajshme

Osmani e ka përgëzuar USAID’in për miqësinë e palëkundur për Kosovën

KushtrimGuraj

Shkurte Fejza dhe Shaqir Cërvadiku publikojnë këngën “O Flamur”

Erzana Fazliu

Të shtënat me armë në Prishtinë: Identifikohen dy të dyshuar, njëri arrestohet

Erzana Fazliu