Telenews

A po e refuzon pushteti draft-statutin e Asociacionit?

 

 

Partitë opozitare kanë shprehur shqetësim, siç thonë, me ndryshimin e qëndrimeve të kryeministrit Kurti dhe kryeparlamentarit Konjufca për draft-statutin e asociacionit.

Sipas tyre, qëndrimet e tyre fillimisht për dhe pastaj kundër zbatimit, janë jo serioze dhe do të ndikojnë keq në marrëdhëniet e Kosovës me faktorin ndërkombëtar. Analistët thonë se Qeveria duhet të ketë kujdes sepse kjo ndikon në prishjen e raporteve me faktorin ndërkombëtar.

Pas kërkesave të shumta të faktorit ndërkombëtarë se Qeveria duhet ta themelojë asociacionin në bazë të draft-statutit të propozuar nga BE-ja, kryeministri, Albin Kurti Kurti, ka thënë se BE-ja dhe presidenti serb Vuçiq e kanë humbur shansin më 26 tetor në Bruksel, kur ai ishte i gatshëm ta nënshkruajë Asociacionin, ndërsa Vuçiq jo. Ndërkohë, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka dal hapur kundër draft-statutit të Asociacionit. Sipas tij, nuk mund të zbatohet drafti në të cilin ka shumë pika të dëmshme. Partitë opozitare ndërkohë kritikojnë pushtetin për ndryshim qëndrimesh.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se është jo serioze që njëherë të pranohet e pastaj refuzohet një marrëveshje ndërkombëtare.

“Qesharake dhe për keqardhje janë deklarimet e udhëheqësve të shtetit për asociacionin. Kryeministri ka pranuar në marrëveshjen e Ohrit asociacionin. Asociacioni është derivat i nenit të 7 të kësaj marrëveshje”, tha Çitaku.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se Qeveria Kurti nuk duhet të merret seriozisht për shkak të ndryshimeve të qëndrimeve që ka treguar në raport me marrëveshjen për Asociacionin. Sipas tij, luhatja e qëndrimeve do të ndikojë për të keq në raportet e Kosovës me faktorin ndërkombëtar.

“Kjo Qeveri nuk duhet të merret seriozisht. Thanë se nuk e pranojnë asociacionin e pranuar në Ohër dhe Bruksel”, tha ai.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk mund të ketë vazhdim të dialogut derisa pala serbe përmes një letre dërguar BE-së ka shprehur hapur se nuk do ta njoh de-facto Kosovën.

Të ngajshme

“U ndamë se është xheloz”, Benita flet për herë të parë për lidhjen me Endrin

Erzana Fazliu

Trump kërcënon me tarifa vendet që nuk pajtohen me Greenlandën

KushtrimGuraj

Vonesat e rinumërimit, rrezik për zgjedhjen e Presidentit dhe konstituimin e Kuvendit

KushtrimGuraj