Telenews

“Mos m’i përmend ata dreqen të larëm” – Shefqet Krasniqi komenton Big Brother Vip

 

 

Hoxhë Shefqet Krasniqi, ka komentuar spektaklin Big Brother Vip Kosova. Hoxha i ka quajtur “dreqën të larëm” pjesëmarrësit, shkruan Telenews.

“O dreq i larëm është ai, mos ma përmend se për dreqen nuk ki çka flet. Kjo është kur ka thënë Naimi, mjerë vatani, mjerë mileti e mjërë atdheu, e mjerë feja e kombi, qeveria e shoqëria çka i ka gjete”, tha ai.

Ai ka thënë se ata që e shohin këtë reality show i bëjnë “argat dreqit”.

“Çka i vynë një motrës besimtare një gruaja te sinqertë po mos koftë fetare, një motrës atdhetare, shqiptare me këqyre dreqen të larëm. Pse me ia bë një argat dreqit. Nuk muj e ndali por argat si bëjë dreqit”.

Sipas tij në haram hynë edhe reklamuesit e ata që çfarëdo forme kontriboujnë në këtë format.

“Këta i bëjnë kontribut përmes klikimeve, telefonatave, komenteve etj etj atje kompanitë shkojnë me bë reklame, tani krejt këta marrin pjesë në haram, krejt marrin pjesë në gjynah”, tha Krasniqi teksa u shpreh se të tillët nuk flasin me familjarë por i shikojnë tërë natën siç thotë ai “dreqet e larëm”.     

Të ngajshme

Ligji për të Huajt, Kallas: Moment i ri për dialogun, jam gati të organizoj takim të nivelit të lartë

Valjeta Turkaj

Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rëndësishme për sigurinë

Valjeta Turkaj

Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për ne, na duhet një plan për paqe

Valjeta Turkaj