Telenews

Grabitje e armatosur në pompën ‘Stella Petrol’ në Prishtinë

 

 

Pompat e derivateve jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijon pasiguri dhe frikë si për qytetarët ashtu edhe për punëtorët që punojnë në këto biznese. Një rast i tillë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në pompën ‘Stella Petrol’ në rrugën ‘Isa Kastrati’ në Prishtinë, raporton Gazeta Prishtina Sot.

Burimet e Gazetës  bëjnë me dije se një person i dyshuar nën kërcënimin e armës dhe i maskuar ka kërcënuar punëtorin e kompanisë dhe ka marrë paratë e pazarit ditor.

Me t’u denoncuar rasti, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Në kuadër të veprimeve hetimore është marrë dëshmia e viktimës, i cili ka deklaruar se i dyshuari është larguar nga aty me shpejtësi. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘Grabitje e armatosur’, teksa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

Të ngajshme

Daka: Kush ka 61 vota, ka të drejtë të formojë qeverinë

Valjeta Turkaj

Besnik Osmani takohet me Partinë Liberale Egjiptiane, diskuton planet për katër vitet e ardhshme

Valjeta Turkaj

Dy persona theren me thikë në një lokal në Istog, policia jep detaje

Valjeta Turkaj