Telenews

Qesharake dhe e dhimbshme njëkohësisht – Dështon lëshimi i fishekzjarrëve në Turqi

 

 

Në ndërrimin e mot-moteve edhe në Turqi ishte organizuar lëshimi i fishekzjarrëve kur ora do të shënonte 00:00, 1 janar të 2024-ës, shkruan Telenews.

Por jo gjithçka shkoi mirë, nga pamjet që janë bërë viral në “Tik-Tok”, shihet se ka dështuar lëshimi i fishekzjarrëve në Stamboll pranë urës së “Bosforit”.

Në pamje shihen një numër i madh i njerëzve që po prisnin momentin magjik por që fatkeqësisht ‘magjia’ nuk ndodhi. Në vend se qielli të merrte ngjyra të llojllojshme, lartë nuk u pa asgjë, dëgjoheshin vetëm disa zhurma të turmës që kishin kapur telefonat për të filmuar momentin.

“Istanbul 2024 firework fail”, thuhet në videon që ka marrë mijëra shikime.

 

Të ngajshme

Deliu: E pakuptueshme, Qeveria i ndau 27 mln euro për studentë, ndaj RTK-së thotë se s’ka bazë ligjore

KushtrimGuraj

Pjesëtarët e FSK-së trajnojnë ushtarët e Ukrainës në Britani të Madhe

Donat Hashani

PDK-VV arrijnë marrëveshje në garën e balotazhit për këtë Komunë

Donat Hashani