Telenews

Sot mot me vranësira, në zona të caktuara edhe rrebeshe shiu

 

 

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje lokale shiu, të cilat në zona të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegull nëpër lugina dhe ultësira, duke u pasuar menjëherë nga të reshurat.

Sipas Meteo Kosova, era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila lokalisht pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-65 km/h!

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 0 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 10 deri në 14°C.

Të ngajshme

Krasniqi e akuzoi për bashkëpunim me VV-në, përgjigjet Lladrovci

Donat Hashani

Lekaj: Spekulohet se Kurti do t’ia japë LDK-së Prishtinën dhe Presidencën për koalicion qeverisës

Donat Hashani

Kjo është dhjetëshja më e votuar për Asamble në Prishtinë e LDK-së, PDK-së dhe VV-së

Donat Hashani